BallinaKryesoreBasha: Koha që të rinjtë dhe të rejat të marrin përgjegjësitë që...

Basha: Koha që të rinjtë dhe të rejat të marrin përgjegjësitë që u takojnë

Për kreun e PD-së Lulzim Basha, Shqipëria një vend i kapur nga korrupsioni, ndaj edhe është mision i demokratëve t’u kthejnë qytetarëve të drejtën për të vendosur.

“Me vlerat që na dallojnë, të lirisë, konkurencës dhe hapjes, ne do të përsosim edhe më shumë Partinë Demokratike, jo vetëm për t’u përballur me regjimin, por për të qenë në lartësinë e premtimit të papërmbushur të dhjetorit 1990. Atë të Shqipërisë europiane. 

Jemi ne që do ta bëjmë realitet këtë amanet, jemi ne partia që do të realizojë këtë aspiratë dhe do ta bëjmë duke i hapur rrugën brenda rradhëve tona atyre që i kanë prirë betejës së 25 prillit, të rinjve dhe të rejave. 

Unë do të jem përherë mirënjohës për angazhimin tuaj, është krenaria ime të shoh, se kemi midis nesh një brez të ri që është gati të bëhet ndryshimi që duan të sjellin në Shqipëri. 

Ndaj jush, kemi një borxh të madh dhe ne duhet të jemi gati që këtij brezi të ri demokratesh dhe demokratësh t’u hapim dyert dhe zemrat, sepse në fytyrat e tyre guximtare është shkruar e ardhmja e familjes tonë politike dhe e ardhmja europiane e Shqipërisë. 

Ne kemi nevojë për energjinë tuaj, ne kemi nevojë për krijimtarinë dhe vizionin tuaj, është koha që ju të merrni përgjegjësitë që ju takojnë!” tha Basha.

“Motra dhe vëllezër, në këtë mision të vështirë, në këtë kohë përcaktuese për fatin e vendit, vota e çdo delegati merr një peshë të madhe duke zgjedhur përfaqësuesit që do të luftojnë çdo ditë së bashku me ju për shqiptarët dhe që do të jenë çdo ditë së bashku me ju pranë tyre, por edhe për vizionin që ne kemi për Shqipërinë. 

Vizionin tonë për të ardhmen, që sigurisht do ta realizojmë bashkë me shumicën e shqiptarëve që duan një vend më të mirë. 

Ata na dhanë një besim të jashtëzakonshëm për planet tona konkrete të të gjitha fushave: për ekonominë, për arsimin, shëndetësinë, punësimin, përballimin e kostos së jetesës, dhe kurimin e plagës së emigracionit. 

Ne jemi të përkushtuar ndaj angazhimeve tona më shumë se kurrë, dhe nuk do të ndalojmë së luftuari për qytetarët e Shqipërisë,  derisa t’i bëjmë ato realitet”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular