BallinaKryesoreBasha: PD është shpresa e vetme për shqiptarët që kërkojnë ndryshim

Basha: PD është shpresa e vetme për shqiptarët që kërkojnë ndryshim

Në fund të fjalimit të tij, kreu i demokratëve, Lulzim Basha bëri thrirje për bashkim dhe shtriu dorën e bashkëpunimit.

“Ne jemi të përkushtuar ndaj angazhimeve tona më shumë se kurrë, dhe nuk do të ndalojmë së luftuari për qytetarët e Shqipërisë,  derisa t’i bëjmë ato realitet.
Sepse ambiciet e shqiptarëve kanë qenë përherë ambiciet tona.

Partia Demokratike ka hedhur themelet e të gjitha proceseve modernizuese në këto tre dekada. 

Me vetëdije, vullnet dhe sakrifica kemi ndryshuar trajektoren historike të Shqipërisë, duke shënuar arritjet më domethënëse që kanë ndryshuar për mirë jetën e njerëzve

Nga rrëzimi i komunizmit dhe sjellja e demokracisë, tek futja në Këshillin e Europës dhe anëtarësimi në NATO, nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe heqja e vizave, tek marrja de facto e statusit kandidat, nga zhvillimi ekonomik dhe sjellja e investimeve të huaja, tek zhvillimet në infrastrukturë, dyfishimi i pensioneve dhe i rrogave në shumë sektorë.

Të gjitha këto arritje nuk mbajnë rastësisht vulën tonë, por janë produkt i fuqisë jetëgjatë të ideve tona, të sakrificave dhe vendosmërisë së papërkulshme të të gjithë demokratëve shqiptarë.

Ndaj, nga ky kjo tribunë, nga ky takim demokratësh, nga më i vjetri tek më i riu, si njerëz të lirë dhe ballëlartë që me zemër dhe kurajo sfiduan hordhitë e partisë shtet, krimit dhe oligarkisë,
të vetëdijshëm për barrën e rëndë që kemi mbi supe si e vemtja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshim, mesazhi ynë është fare i qartë: 

Ejani me ne! 

Ejani me ne në këtë rrugëtim për demokracinë, 

Ejani me ne në këtë rrugëtim që do tua kthejë Shqipërinë shqiptarëve!” tha Basha

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular