BallinaAktualitetSherri me Lelin/Rama del e mbledh mbeturinat në Vlorë. Kryeministri duhet t'i...

Sherri me Lelin/Rama del e mbledh mbeturinat në Vlorë. Kryeministri duhet t’i mbledh dhe në Tiranë

Siç nuk e kemi parë ndonjëherë! Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në një kalçeto publike sportiv publik në qytetin e Vlorës, ndërsa i është përveshur punës, ku ka pastruar ambientin që ishte mbushur me plehra. Ka qenë vetë Rama që ka postuar videon në fjalë, duke e shoqëruar me një mbishkrim; ‘Pa koment’.

Pasi mblodhi të gjitha mbeturinat e hedhura përtokë, Rama dha edhe një mesazh të qartë, duke shigjetuar kështu edhe Bashkinë e Vlorësdhe kryebashkiakun, Dritan Leli. Ai tha se është turp që turistët shqiptarë dhe të huaj të shohin mbeturina përtokë.

Duhet kujtuar qe te njejtin standard Rama duhet ta mbaje dhe per bashkite e tjera duke nisur nga Tirana e Veliajt.

“Vetëm 3 minuta e ndajnë turpin, jo nga nderi, por nga dinjiteti i zakonshëm që duhet të ketë një qytet, një komunitet, por dhe një bashki. Ata që luajnë këtu, bëjnë mirë që t’i mbledhin dhe mos t’i heqin të paktën. Ata që duhet ta mirëmbajnë këtë bëjnë mirë që ta pastrojnë dhe para se të lindin dielli, turistë të huaj e shqiptarë që ta shohin këtë pamje që është turp.”, tha Rama.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka pasur ‘përplasje’ në distancë me kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli. Kjo gjë është parë edhe në mungesën publike të Lelit, gjatë vizitave të Ramës në qytetin bregdetar.

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular