BallinaKryesoreLufta e klaneve/Plas në PS për territor! Petro Koçi nuk ndalet: Krimi...

Lufta e klaneve/Plas në PS për territor! Petro Koçi nuk ndalet: Krimi merr tendera në Fier

Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, i cili hyn në shtator në Parlament si deputet i PS-së, deklaroi dje se duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike në Fier. Sipas tij,  protagoniste të trafikut të drogës dhe të dhunës, tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike.

Një ditë më pas, deputeti i zgjedhur në Fier, vazhdon të insistojë që SPAK duhet të veprojë. E gjitha duket si një “luftë” brenda PS, pasi të gjitha institucionet drejtohen nga socialistët dhe janë pikërisht këto drejtues që i japin tenderat.

Gjithsesi, deputeti i ri nuk përmend emra, edhe pse goditja duket se anon më shumë nga bashkia e Fierit.

“Çdo përkrahje për të mbytur të keqen, për të shpëtuar zyrat nga presioni i të fortëve të qytetit tonë është i mirepritur. Partia Socialiste nuk do lërë njerëzit e ndershëm në baltë. Faleminderit mesazheve që mbështesin vendosjen e drejtësisë në administrimin e financave publike dhe respektimin e rreptë të konkurences së çliruar nga frika dhe korrupsioni. Jemi në rrugën që PS qartazi ka përcaktuar. PS nuk kthehet pas”, shkruan ai.

Përmes një reagimi të shkurtër, më herët, Koçi shkruan se i qendron akuzës së tij dhe hedh poshtë se denoncimi bëhet “për larje hesapesh”.

“Qëndrimi im, të cilit nuk i heq asnjë presje, është koherent me këtë angazhim programor historik të PS. Çdo interpretim tjetër që kerkon ta interpretojë si larje hesapesh apo gjueti shtrigash është lojë dashakeqe dhe pëdëiste. E gjithë shoqeria dhe institucionet ligjzbatuese duhët ta asfiksojnë dhe neutralizojnë zgjatjen e duarve të krimit drejt aseteve publike. Fenomeni dhe teknologjia e krimit duhët të mposhten nga fuqia e institucioneve, vullneti politik dhe ai mbarëshoqëror”, shkruan ai.

Qëndrimi i Petro Koçit vjen në një kohë kur SPAK ka nisur të godasë abuzuesit me tendera, siç ishte arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe dhe grupit të tij në Lushnje si dhe grupit në Ministrinë e Brendshme për aferën e tenderave të uniformave të policisë. Bashkia e Fierit drejtohet që nga viti 2015 nga Armando Subashi, përfaqësues i Partisë Socialiste dhe ish-deputet i kësaj force politike. Që nga viti 2015 në Bashkinë e Fierit janë zhvilluar rreth 1 300 tendera, me vlerë dhjetëra milionë euro./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular