BallinaKronikeShoferin e zë gjumi në timon, autobusi me pasagjerë shqiptarë del nga...

Shoferin e zë gjumi në timon, autobusi me pasagjerë shqiptarë del nga rruga

Një autobus me pasagjerë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut i cili ishte nisur nga Gjermania në drejtim të Strugës, mëngjesin e sotëm ka dalë nga autostrada dhe është përplasur pranë Nova Gradishkas të Kroacisë.

Shkak për këtë aksident mësohet të jetë bërë pagjumësia e shoferit. Sipas pasgjerëve shoferin e ka zënë gjumi dhe për pasojë autobusi ka dalë nga rruga duke u përplasur me barrierat e rrugës.

Nga përplasja disa prej pasagjerëve kanë pësuar lëndime të lehta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular