BallinaShow BizzNga projektet private te hyrja në merkaton televizive, rrëfehet Françeska Jaçe: Rikthehem...

Nga projektet private te hyrja në merkaton televizive, rrëfehet Françeska Jaçe: Rikthehem me plane të reja për jetën

spot_img
spot_img

Modelja e njohur Françeska Jaçe është rikthyer në tregun mediatik me plane të reja për jetën e saj. Ish-protagonistja e “Big Brother” ka realizuar një set të ri fotosh artistike me ngjyra dhe bardhë e zi.

Imazhet, që nxjerrin pah linjat e modeles, janë realizuar nga lartësia e ndërtesave gjigante të New York-ut dhe vijnë si një set ekskluziv për “Panorama Plus”.

Këto foto u paraprijnë planeve të reja që Françeska ka për jetën e saj personale dhe atë në karrierë. Për “Panorama Plus”, Françeska ka treguar se po përgatitet të hyjë në merkaton televizive të sezonit të ri që vjen, pra, me një emision të sajin.

Ky program pritet të hyjë në garën e konkurrencës televizive, të formateve që moderohen nga vajzat më ndjekura të momentit. Ndërkohë, hyrjen e saj në botën e medias në vjeshtë, ajo e inaguroi me shfaqjen si moderatore e “Miss Universe” pak ditë më parë, skenë në të cilën u rikthye pas 7 vitesh.

“Miss Universe Albania & Kosovo” u mbajt në dy netë speciale, më 8 dhe 9 korrik, ku natën e parë u prezantuan konkurrentet dhe u dhanë çmimet speciale, dhe në natën e dytë u mbajt finalja e madhe, drejtuar nga Franceska Jaçe bashkë me Ardit Roshin e Cindy Marinën.

Ndërkohë, Françeska vazhdon paralelisht punën me biznesin e saj, një agjenci udhëtimesh që i jep mundësinë të shëtisë botën sa më shumë. E ftuar në “Top Arena”, ajo pyetjes se kush ia sponsorizon pushimet, tregoi se të gjitha janë mundësitë krijuara nga agjencia e udhëtimeve që ajo ka.

Pyetjes se përveçse ke një agjenci udhëtimesh, ti shkon sa në Dubai, sa në Miami, kush i sponsorizon këto?, Françeska iu përgjigj: “Sigurisht që agjencia e udhëtimeve. Plus që ti e di ne që jemi influencer në ‘Instagram’, nëse dërgojmë një e-mail disa bonuse mund t’i kemi të paktën në diskount, ose hotelin gratis. Pastaj çik familja, çik nga udhëtimi, çik nga vetja do harxhojmë pak më shumë seç e kishim planifikuar”.

Udhëtimet e saj janë një album fotosh të vërteta, siç ishin ato në Maldive. Ish-lojtarja e “Big Brother” aktualisht i është dedikuar biznesit të saj dhe jetës si modele “Instagrami”, të cilat do të vazhdojë t’i bëjë dhe me hyrjen në television.

Vajza nga Vlora që u bë e njohur gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother” vite më parë, pak kohë më parë deklaroi se dëshiron të bëhet pjesë e politikës, duke kandiduar si deputete në Vlorë. Emri i saj u komentua jo pak si kandidate për një vend në Kuvendin e Shqipërisë.

Modelja u pyet gjatë intervistës 60-sekondëshe nëse është e majtë ose e djathtë dhe ajo u përgjigj: “Kam ndërmend që të hedh vetë kandidaturën në Vlorë si deputete e Vlorës, kështu që ngelet për t’u parë”, duke treguar kështu edhe pasionin e saj për politikën.

Ndërkohë, disa prej detajeve të tjera që Françeska tregoi gjatë intervistës ishin edhe pyetjet të tipit që a ka mundësi që Françeska të kthehet sërish në “Big Brother”, duke qenë se po përflitet shumë “Big Brother VIP”, ajo iu përgjigj: “Varet nga sasia e parave që më ofrojnë”.

Nëse doni të dini më shumë rreth stilit të saj pushimeve? Françeska Jace na tregoi me anë të postimeve në rrjete sociale se kishte nisur pushimet luksoze në Maldive që në pranverë. Gjatë kësaj periudhë, ishbanorja e “Big Brother” nuk i kurseu fotot e videot seksi, ashtu siç bëri edhe sot.

Modelja publikoi në llogarinë e saj në “Instagram” një foto, ku në plan të parë vuri të pasmet bombastike teksa pozoi para kamerës e ulur në një shilarëse. Ajo shihej pa make up, me flokë të lëshuar të çrregullt, si dhe me një palë syze.

Stilin e saj sportiv ajo e dëshmoi duke publikuar në “Instastory” edhe disa video, ku pozonte te “Liqeni Artificial” i Tiranës. Jeta e saj tashmë është udhëtime dhe modë, të cilat i dëshmon me postimet e saj të kuruara në rrjetet sociale. /Panoramaplus.al

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular