“Unë fitova”, Becchetti reklamon fitoren ndaj Shqipërisë me një banderolë gjigande në mes të Romës

0
898

Biznesmeni italian Francesco Becchetti i cili ka fituar gjyqin ndaj Shqipërisë e që duhet të marrë shifrën prej 140 milionë euro nga shteti shqiptar, dëshiron që të gjithë të dinë versionin e tij të historisë.

Për këtë fitore të tijën, biznesmeni italian Francesco Becchetti ka hapur një ‘sajt’ online të quajtur ‘parlo io’, në shqip ‘flas unë’.

Posteri për këtë web online, është vendosur në Piazza di Spagna në Romë.

‘Unë quhem Francesco Becchetti. Unë kam luftuar kundër persekutimit politik të të paktën një qeverie. Une fitova.‘shkruhet në posterin gjigand, në të cilin shfaqet vetë Becchetti.

‘Në procedurën e arbitrazhit ndërmjet Francesco Becchetti dhe aplikantë të tjerë është Republika e Shqipërisë’ shkruhet në web, teksa më poshtë Becchetti shkruan se hetimet e nisura nga Prokuroria e Tiranës kundër Agon Channel ishin të qëllimshme dhe të motivuara nga qeveria Rama pas kritikave të bëra ndaj kësaj të fundit.

‘Hetimet penale, të nisura nga prokuroria e Tiranës kundër Agon Channel, ishin një ndërhyrje e qëllimshme në veprimtarinë e Agon Channel, motivuar nga kritikat e Agon Channel ndaj qeverisë Rama, të konsideruara afër konkurrentëve; se Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrit Rama (EA) deklaroi se nëse Francesco Becchetti donte të kuptonte pse investimet e tij ishin nën hetim ai duhet të fliste me një nga konkurrentët dhe se nuk ishte një ide e mirë për të kundërshtuar shtetin ; se kishte të meta thelbësore në themel të akuzave mbi të cilat ishin bazuar hetimet penale; se investimet e Francesco Becchetti ishin shpronësuar në kundërshtim me nenin 5 të Traktatit Bilateral për Promovimin dhe Mbrojtjen e Investimeve midis Itali – Shqipëri.

Në fund të webit online, Becchetti lejon qytetarët që ta pyesin për çdo gjë që kanë si pikëpyetje në kokë.

Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015. Becchetti kishte kërkuar 650 milionë euro dëmshpërblim, pasi prokuroria shqiptare sekuestroi pronat e biznesmenit italian, përkatësisht televizionin Agon Channel, kryeministri e pati akuzuar publikisht Beçhetin për pastrim parash.

Sipas vendimit të marrë në gjykatën ndërkombëtare në çështjen ‘Beccheti’ kundër Shqipërisë, vendi ynë duhet t’i paguajë 110 milionë euro biznesmenit.