BallinaKronikeVLERA/Kapen 3 ton kokainë në Holandë, ishte fshehur brenda një kontejneri me...

VLERA/Kapen 3 ton kokainë në Holandë, ishte fshehur brenda një kontejneri me banane

Këtë të shtunë, autoritetet holandeze kanë sekuestruar tre tonë kokainë.

Sasia e drogës është gjetur brenda një kontejneri me banane në portin e Roterdamit. Kokaina ishte nisur nga Ekuadori dhe si destinacion përfundimtar, dyshohet se kishte Bazelin e Zvicrës. Ky operacion, është konsideruar si një nga më të mëdhenjtë të realizuar ndonjëherë nga ky port.

Vlen të përmendet, se edhe në muajin mars, zyrtarët portualë, konfiskuan 4 tonë drogë të fshehur po në një kontejner, edhe asokohe, nisja u bë nga Ekuadori.

Mediat shkruajnë, se nëse droga do të hidhej në treg, vlera e saj do të ishte diku te 250 milionë euro.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular