BallinaAktualitetEMRI/E reja shqiptare ndërron jetë si pasojë e përmbytjeve në Gjermani, familjarët...

EMRI/E reja shqiptare ndërron jetë si pasojë e përmbytjeve në Gjermani, familjarët ndajnë lajmin e hidhur

Një vajzë me origjinë nga Kosova raportohet të ketë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve që goditën ditët e fundit Gjermaninë.

Mediat e Kosovës raportojnë se e ndjera është Vanesa Koxha, me origjinë Kaçaniku. Lajmi është bërë me dije nga familjarët e viktimës përmes një postimi në “Facebook”.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se vajza jonë Venessa Koxha ndërroi jetë në vërshimin tragjik në Gjermani dhe varrimi bëhet këtu në Gjermani”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sot, MPJD ka bërë me dije nuk ka marrë ende konfirmimin mbi vdekjen e dy bashkëatdhetarëve nga përmbytjet.

MPJD është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet gjermane përmes Ambasadës së Kosovës në Gjermani, dhe deri në këto momente ende nuk ka marrë konfirmim nga autoritetet përkatëse lidhur me dyshimet për humbjen e jetës së dy bashkatdhetarëve”, thuhet në deklaratë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular