BallinaAktualitetPërplasja në Vlorë/ Meta "i tërheq veshin policisë": E papranueshme dhuna ndaj...

Përplasja në Vlorë/ Meta “i tërheq veshin policisë”: E papranueshme dhuna ndaj grave dhe vajzave

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas përplasjes së policisë me pronarët e lokaleve në Vlorë, pasi këta të fundit protestonin për orarin e kufizimit të muzikës në kuadër të masave anti-Covid.

Teksa ka publikuar një video nga momenti i përplasjes, presidenti dënon aksionin e policisë, ndërsa flet edhe për dhunë.

“Duke ndjekur me vëmendje dhe vlerësuar situatën shqetësuese të krijuar mbrëmë në Vlorë, i bëj thirrje Policisë së Shtetit, autoriteteve dhe institucioneve përgjegjëse të dëshmojnë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve, që shqetësojnë biznesin, në përputhje me kuadrin ligjor

Protestat paqësore janë një e drejtë, që garantohet nga Kushtetuta.

Dhuna e pajustifikuar dhe shporporcionale ndaj sipërmarrësve dhe qytetarëve, në veçanti ndaj grave dhe vajzave është e papranueshme dhe e dënueshme.

Jo arroganca dhe arbitrariteti, por dialogu i sinqert dhe bashkëpunimi i ofruar nga shteti ofrojnë patjetër mundësi për arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme.

Kurrsesi Vlora nuk e meriton një trajtim të tillë!”, shkruan presidenti.

Për përplasjen në Vlorë reagoi më herët edhe kryeministri Edi Rama, i cili pas kritikave, njoftoi se orari i muzikës do zgjatej me një orë, urdhër që “u vu në jetë” menjëherë nga Komiteti i Ekspertëve

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular