BallinaKronikeShqiptari kthehet në hero, shpëton gjermanin që e kishte mbuluar uji në...

Shqiptari kthehet në hero, shpëton gjermanin që e kishte mbuluar uji në makinë

Një shqiptar ka arritur që bashkë me kolegun e tij që po udhëtonin me kamion të shpëtojnë një gjerman nga përmbytjet që vijojnë që të marrin jetë në Gjermani dhe Belgjikë.

Shqiptari është kthyer në hero, Renato Temali nga Shkodra që jeton dhe punon në Gjermani ka qenë duke u kthyer nga puna kur kanë parë një person që ndodhej brenda një makine e cila ishte mbuluar nga vërshimi i ujit nga përmbytjet

Temali ka dalë nga kamioni duke hipur mbi kabinën e makinës së ishte mbuluar nga uji dhe me një kaçavidë ka thyer xhamin e derës së shoferit për të shpëtuar drejtuesin e makinës që ishte mbuluar nga vërshimi.

Deri tani numri i viktimave ka shkuar në 190, ku 163 viktima janë regjistruar në Gjermani  dhe 36 në Belgjikë.

Në mesin e qindra viktimave si pasojë e përmbytjeve në Gjermani është edhe një çift shqiptar nga Kosova.

Nga përmbytjet, Gjermania ka bilancin më të rëndë, por ende të zhdukur janë qindra persona, teksa puna për gjetjen e tyre vijon nga ekipet e kërkim shpëtimit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular