HomeKronikeTapë dhe me shpejtësi 'skëterrë'/Arrestohen 10 shoferë, pezullohen 41 leje drejtimi e...

Tapë dhe me shpejtësi ‘skëterrë’/Arrestohen 10 shoferë, pezullohen 41 leje drejtimi e vendosen mijëra gjoba

spot_img

Policia ka vijuar kontrollet në rrugë për shoferët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Pavarësisht masave përforcuese dhe sensibilizuese, me dhjetëra persona vijojnë të shkelin rregullat e qarkullimit, kryesisht duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, me shpejtësi që cenojnë sigurinë e jetës në rrugë, apo parakalime të gabuara.

Parandalohen 5 ngjarje të mundshme rrugore

Falë denoncimeve nga qytetarët, në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, në të gjithë vendin janë parandaluar 5 ngjarje të mundshme rrugore, në Tiranë, Korçë, Dibër, Sarandë dhe Fier, ku drejtuesit e mjeteve nën efektin e alkoolit xhironin gomat dhe kryenin manovra të rrezikshme në rrugë.

Arrestohen 10 shoferë

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 10 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, me masa që varionin nga 0.64 mg/l deri në 0.96 mg/l dhe 4 shtetas për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Pezullohen 41 leje drejtimi, vendosen rreth 2 mijë gjoba

Janë pezulluar 41 leje drejtimi, nga të cilat 29 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 82 km/h në qendrat e banuara, 151 km/h në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan deri në 153km/h në rrugën interurbane Durrës-Kavajë, dhe 12 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 1919 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular