BallinaAktualitetÇmimet e larta të karburanteve, drejtori i ZMK, Hasan Stafa: Rritja abuzive,...

Çmimet e larta të karburanteve, drejtori i ZMK, Hasan Stafa: Rritja abuzive, tregu në dorë të 2-3 operatorëve

Çmimi i karburanteve në Shqipëri është rritur ndjeshëm ditët e fundit ndërkohë që këshilli i mbrojtjes se konsumatorit, e cilëson vendimin tërësisht abuziv. Çdo litër naftë po shitet rreth 35 lekë mbi çmimin normal dhe sipas institucioneve të mbrojtjes së konsumatorit kjo ndodh për shkak të monopolizimit të tregut. Tjetër shqetësim për qytetaret është edhe cilësia e hidrokarbureve qe perdoren ne vendin tonë e cila shton problemet tek mjetet dhe rrit ndotjen e ajrit.

Rritja e menjëhershme e çmimeve të karburantit javët e fundit ka shqetësuar jo vetëm qytetarët si përdorues të përditshëm por edhe komisionin e mbrojtjes se konsumatoreve.

Kreu i këtij institucioni Hasan Stafa e cilëson si një rritje abuzive dhe të pajustifikuar.

Sipas tij megjithëse mund të këtë rritje momentale të çmimit në Amerikë, kjo nuk mund të reflektohet në një kohë të shkurtër në vendin tonë pasi kompanitë funksionojnë me rezerva të marra më herët me çmimet e mëparshme.

Stafa: Është rritje totalisht spekulative, nuk përkon me një krizë globale e karburanteve

Kjo situatë sipas Stafes vjen si rezultat i monopolizimit të tregtisë së karburantit pasi një grup subjektesh kontrollojnë tregun duke fiksuar edhe çmimin.

Stafa: E keqja është këtu se ka monopol dhe e rrisin çmimin sa herë që të duan.

Por kostoja e lartë nuk është i vetmi problem, pasi qytetaret ankohen edhe per cilësinë e naftës. Hidrokarburet që përdoren në vendin tone janë të një cilësie minimale, dhe kjo pasqyrohet te gjendja e mjeteve dhe ndotja e ajrit në Tiranë e qytete të tjera përtej normave të lejuara.

Stafa: Kur shkalla e ndotjes në Tiranë është 6 herë më e lartë dhe kjo vjen kryesisht nga makinat, si kur gazi nuk është i kontrolluar. Nafta dhe benzina kanë një cilësi të keqe.

Duke marrë parasysh taksat dhe detyrimet ndaj shtetit, çmimi i naftës sipas Stafës, nuk mund të shkojë më shumë se 145 lekë, ndërkohë që aktualisht ne pikat e karburantit çmimi shkon deri në 180 lekë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular