Padia e banorëve/Gjykata e Lartë merr vendimin për ndërtimin e HEC-eve në Valbonë

0

Gjykata e Lartë ka vendosur të pezullojë punën për ndërtimin e HEC-eve në Valbonë.

Në vendimin e marrë këtë të martë, Gjykata e Lartë ka pranuar kërkesën e banorëve të 27 fshatrave të Bashkisë Tropojë dhe Shoqatës “TOKA”, xShoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Alpeve Shqiptare, të përfaqësuar nga zyra e avokatisë KALO & ASSOCIATES, për kundërshtimin e projektit të ndërtimit të 2 hidrocentraleve Dragobia dhe Cerem në Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës nga shoqëria koncesionare Dragobia Energy SHPK.

Kjo shoqatë dërgoi kërkesë-padi në Gjykatën Administrative në vitin 2017, ndërsa sot Gjykata e Lartë ka marrë vendimin, duke pezulluar ndërtimin e HEC-eve.

Kështu, Gjykata njofton sot se ka vendosur “Pranimin e kërkesës së palës paditëse për marrjen e masës së sigurimit të padisë për pezullimin e kontratës së koncesionit dhe shtesave të saj dhe lejeve të përmendura në pikat 3-6 të objektit të kërkesë padisë, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes me vendim të formës së prerë”.

 

 

foto galeri

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.