BallinaAktualitet“Nuk nevojitet partia apo arkat e peshkut”, Qeveria nis sulmet ndaj ish-zv/ministres...

“Nuk nevojitet partia apo arkat e peshkut”, Qeveria nis sulmet ndaj ish-zv/ministres Voda

Qeveria veç distancimit të ish-zyrtarëve të saj që janë përfshirë në aferat korruptive ka nisur edhe sulmet ndaj tyre. Rasti më i fundit është reagimi i zv/ministres së Arsimit, Bora Muzhaqi, e cila është edhe koordinatore e projektit të punësimeve të të rinjve përmjet platformës “Gati për Shqipërinë”. Ajo u shpreh se takimet e zhvilluara online tregojnë se për punësimet në Shqipëri nuk ka nevojë as për partinë dhe as për arkat e peshkut.

Muzhaqi, bërë publike dhe ecurinë e deritanishme të nismës qeveritare “Gati për Shqipërinë”. Në një deklaratë për mediat, ajo tha se deri më tani, kësaj nisme i janë përgjigjur qindra të rinj të shkolluar si brenda dhe jashtë vendit

Qëllimi sipas Muzhaqit është një transformim i administratës shtetërore dhe rritja e nivelit të saj, si në aspektin e vlerave njerëzore, por edhe arsimore

Muzhaqi tregoi raste konkrete të “Nismës”. Sipas saj, një mjeke shqiptare në Norvegji, do të rikthehet në vend për të dhënë kontributin e saj në QSUT. Ndërsa shtoi, se të njëjtën linjë kanë zgjedhur dhe dy pilotë shqiptarë në Gjermani që së shpejti do të jenë pjesë e linjës ajrore “Air Albania”.

“Këtu nuk hynë në lojë as partia, as miku, larg qoftë edhe arkat e peshkut. Mbaj mend një rast, një e re në Norvegji, ajo shprehu dëshirën për t’u rikthyer në Shqipëri. Ajo është kthyer nga atje dhe po bën letrat gati për në QSUT.

Kemi dhe rastin e dy pilotëve shqiptarë në Gjermani që do të jenë së shpejti pjesë në Air Albania. Unë thashë që 51% e aplikimeve janë nga të shkolluar jashtë. Platforma jonë ka qenë e hapur për të gjithë, edhe të rinjtë që kanë pasur eksperienca të reja në Shqipëri.

Ndërkohë për pjesën e përfshirjes së tyre, administrata jonë nuk është në pritshmëritë që ne kemi për të. Ne kemi bërë disa përmirësime, ndryshime, por s’jemi të kënaqur. Duhet të përfshijmë këto të rinj për të rritur nivelin e administratës tonë”, përfundoi zv.ministrja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular