Detaje të reja kanë dalë nga plagosja në zonën e Dukagjinit të Shkodrës. Sipas informacioneve të para i plagosuri është Ardjan Narkaj, 52 vjeç banues në Kastrat të Malësisë së Madhe.
Sipas informacioneve Narkaj ka marrë 3 plumba një gjoks, në kofshë dhe parakrah. Ai u plagos gjatë një operacioni të ndërmarrë nga RENEA. Nuk dihen ende rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa Narkaj është dërguar me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë.