BallinaAktualitetTragjedia në Kroaci, Presidentja Osmani shpall ditë zie në Kosovë diten e..

Tragjedia në Kroaci, Presidentja Osmani shpall ditë zie në Kosovë diten e..

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 26 korrik 2021, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Republikën e Kroacisë.

“Shkaku i kësaj ngjarje tragjike, Presidentja Osmani e ka ndërprerë vizitën në Japoni dhe nesër do të udhëtojë për në Kosovë”, thuhet në komunikatën drejtuar mediave.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të shpallë së shpejti ditë zie në Kosovë, për shkak të tragjedisë në Kroaci, ku si pasojë e një aksidenti të një autobusi i cili po vinte nga Gjermania në Kosovë, kanë mbetur të vdekur 10 persona e janë lënduar më shumë se 40 të tjerë.

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes ka thënë për KOHËN se së shpejti presidentja pritet të dalë me ditën e saktë se kur do të jetë ditë zie.

“Presidentja do të shpallë ditë zie, për ditën e saktë do të njoftoheni së shpejti”, ka thënë Kupina.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular