BallinaAktualitetShoferi që shkaktoi aksidentin në Kroaci, 4 vite më parë u kap...

Shoferi që shkaktoi aksidentin në Kroaci, 4 vite më parë u kap me 20 kg drogë në Shqipëri

spot_img
spot_img

Të tjera detaje vazhdojnë të zbulohen rreth aksidentit tragjik në Kroaci ku humbën jetën 10 shtetas kosovarë.

Vëmendja është përqëndruar tek shoferi i autobusit i identifikuar si Dukagjin Lyta ra sot në pranga në prokurorinë e Kroacisë pasi e zuri gjumi në timon. Ai u mor në pyetje në Zyrën e Prokurorit të Shtetit ku do vendoset për rrjedhën e mëtejshme të procedurave.

Sipas mediave kosovare, kjo nuk është hera e parë që Dukagjin Lyta bie në prangat e policisë pasi në 2017 ai është arrestuar nga Policia Kufitare e Shqipërisë me 20 kg kanabis.

Atij i është caktuar një avokat, sipas detyrës zyrtare, dhe ai është mbrojtur në heshtje, ka thënë zëvendës-Prokurori i Shtetit për qarkun në Sllavonski Brod, Franjo Kopuniq.

Pra, do të vendoset nëse do të lirohet apo do të mbetet në paraburgim. Pamjet e publikuara nga mediat kroate, tregojnë momentin kur shoferit del nga vetura e policisë kroate dhe drejtohet për tek prokurori.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular