Roma zhvilloi ditën e djeshme një test miqësore me skuadrën hungareze të Debrecenit, ndeshje ku verdhekuqtë triumfuan me rezultatin 5-2.
Tekniku Zhoze Murinjo testoi të gjithë skuadrën, teksa një pjesë loje luajti dhe mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla. Në minutën e 42-të të takimit ndodhi një episod interesant ku protagonist u bë Murinjo dhe mbrojtësi i Romës, Darbo.
Tekniku portugez ishte mjaft i irrituar me performancën e lojtarit të tij, duke ju drejtuar me fjalët ‘’Zgjohu o k**’’ në italisht. Episodi ka bërë xhiron e rrjetit duke treguar dhe një herë karakterin e Murinjos i cili gjithmonë bëhet protagonist.
PANORAMASPORT.AL