BallinaSportZYRTARE / Merr fund një epokë, trajneri që mbushi Zvicrën me shqiptarë...

ZYRTARE / Merr fund një epokë, trajneri që mbushi Zvicrën me shqiptarë i jep lamtumirën përfaqësueses

Vladimir Petkoviç i ka dhënë lamtumirën zyrtarisht përfaqësueses së Zvicres për të nisur një aventurë të re në futbollin e klubeve. Tekniku është zyrtarizuar sot në pankinën e klubit ët Bordo në Francë, duke u larguar nga helvetët pas 7 vitesh.

Në drejtimin e Petkoviç, përfaqësuesja e Zvicrës siguroi suksese të rëndësishme me praninë e vazhdueshme në turne të mëdha, teksa arriti që të siguronte edhe çerekfinalet në Euro 2020 si rezultatin më të mirë të saj, pasi eliminoi një superfuqi si Franca. Arritje të cilat e kthyen Petkoviç në një emër shumë të kërkuar në arenën ndërkombëtare dhe bënë që ai të niste kontaktet me klube të ndryshme. Me sa duket, ai e mendonte të mbyllur ciklin e tij në stolin e kësaj përfaqësueseje ku ishte bërë rekordmen sa u përket pranive në pankinë.

Gjatë viteve të Petkoviç, përfaqësuesja e Zvicorës u mbush me futbollistë shqiptarë si asnjëherë më parë. Behrami, Xhemajli, Shaqiri, Xhaka e Mehmedi ishte pesëshja e zakonshme që grumbullohej e aktivizohej prej tij, ndërsa thuajse çdo talent i ri shqiptar që shpërthente në futbollin zviceran ftohej menjëherë nga helvetët.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular