BallinaBotaAbuzime me paratë e kishës dhe favorizim biznesesh familjare / Del në...

Abuzime me paratë e kishës dhe favorizim biznesesh familjare / Del në gjyq kardinali i parë në kohët moderne

Një kardinal, ish aleat i ngushtë i Papa Françeskut ka dalë në gjyq në Vatikan, i akuzuar për keqpërdorimin e fondeve të Kishës përmes një investimit të dështuar me pronat e paluajtshme në Londër.

Kardinali Angelo Beçiu, 73 vjeç, është kleriku më i lartë në kohët moderne që përballet me gjyqin për krime të pretenduara financiare.

Ai akuzohet se ka shpenzuar 350 milionë euro para të kishës në një marrëveshje të blerjes së një prone në Chelsea që pësoi humbje të mëdha. Kardinali mohoi akuzat.

Kardinali Beçiu u shkarkua nga Papa në shtator, ndërsa u shfaqën raportet për shpërdorimet financiare.

Një hetim dyvjeçar zbuloi se si Vatikani humbi miliona euro, përfshirë donacionet nga besimtarët, pasi bleu një ish depo në Sloane Avenue, Chelsea në 2014.

Akuzat kundër tij përfshijnë edhe kanalizimin e parave të kishës te bizneset e drejtuara nga vëllezërit e tij në Sardenjën, vendlindja e kardinalit.

Nëntë të pandehur të tjerë akuzohen gjithashtu për krime duke përfshirë zhvatje, përvetësim, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

Salla e posaçme e gjyqit është në Muzeun e Vatikanit, jo salla e zakonshme e gjyqit, pasi kërkohej më shumë hapësirë për shkak të rregullave të Covidit dhe personave të pranishëm në sallë.

Gjyqi pritet të zgjasë me muaj. Të dy seancat dëgjimore këtë javë, për çështje teknike, ka të ngjarë të shtyhen deri në tetor.

Të pandehurit mohojnë akuzat. Nëse shpallen fajtorë, ata mund të përballen nga gjoba të majme, deri me burgim.

Prokurorët pretendojnë se një ndërmjetës me qendër në Londër, Gianluigi Torzi, mashtroi Vatikanin ndërsa përdorte paratë e kishës për të blerë aksione në ndërtesën e Chelsea, e cila do të shndërrohej në apartamente luksoze. Torzi i quan akuzat një keqkuptim.

Në prill Papa vendosi që kardinalët dhe peshkopët e akuzuar për krime të mund të gjykohen nga gjyqtarë porotë, jo nga kardinalët, siç ishte vepruar më parë.

Shefi i ri i financave të Vatikanit, Juan Antonio Guerrero thotë se tani po tregohet më transparent për punët e tij. Javën e kaluar, Vatikani publikoi detaje të zotërimeve të tij, duke përfshirë më shumë se 4,000 prona në Itali dhe 1,120 në qytete të tjera europiane.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular