BallinaKronikeEMRI/Aksidenti ku vdiq 19-vjeçarja! Arrestohet drejtuesi i "Benzit"

EMRI/Aksidenti ku vdiq 19-vjeçarja! Arrestohet drejtuesi i “Benzit”

Policia e Fierit ka arrestuar 21 vjeçarin Sabri Xheramija i cili ishte drejtuesi i mjetit ku humbi jetën 19 vjeçarja Xhesika Mjekra. Në njoftimin e saj policia shkruan se ka bërë ndalimin e 21 vjeçarit për të zbardhur ngjarjen e plotë.

Kujtojmë se ngjarja tragjike ndodhi rreth mesnatës së kaluar, ku viktimë mbeti e reja Xhesika Mjekra, ndërsa u plagos pasagjeri në mjet, Sabri Xherimeja, 21 vjeç

Njoftimi i Policisë Fier:

Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të ndodhur dhe për të përcaktuar me prova ligjore drejtuesin e automjetit që ka dalë mbrëmë nga rruga ku humbi jetën 19-vjeçarja Xh. M., me urdhër të Prokurorit është bërë ndalimi i shtetasit S. Xh., 21 vjeç, banues në Tiranë, në funksion të veprimeve hetimore për zbardhjen e ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular