BallinaKryesorePse makinat elektrike do të dominojnë shumë më shpejt nga sa mendohet

Pse makinat elektrike do të dominojnë shumë më shpejt nga sa mendohet

Jemi në mes të revolucionit më të madh në industrinë e prodhimit të makinave, që prej kohës kur linja e parë e prodhimit masiv e Henry Ford u vu në punë në vitin 1913. .

Dhe ka të ngjarë, që ky revolucion të ndodhë shumë më shpejt nga sa e imagjinojmë sot

Shumë vëzhgues të industrisë besojnë se është kaluar tashmë pika ku shitjet e automjeteve elektrike (EV) do të tejkalojnë shumë shpejt makinat me benzinë dhe naftë. Kjo është, sigurisht edhe ajo që mendojnë prodhuesit e mëdhenj të makinave në botë.

Jaguar planifikon të shesë vetëm makina elektrike nga 2025, Volvo nga 2030 dhe javën e kaluar kompania britanike e makinave sportive Lotus tha se do të ndiqte shembullin, duke shitur vetëm modele elektrike nga 2028.

Dhe nuk janë vetëm markat premium.

General Motors thotë se do të bëjë vetëm automjete elektrike deri në vitin 2035, Ford thotë se të gjitha automjetet e shitura në Evropë do të jenë elektrike deri në vitin 2030 dhe Volkswaggen thotë se 70 për qind e shitjeve të saj do të jenë elektrike deri në vitin 2030.

Nuk është një trend, modë! Është mbrojtje e mjedisit.

Fakti që shumë qeveri në të gjithë botën po vendosin objektiva për të ndaluar shitjen e automjeteve me benzinë dhe naftë po i jep një tjetër shtysë këtij proces.

Por ajo që e bën të pashmangshëm fundin e motorit me djegie të brendshme është një revolucion teknologjik dhe revolucionet teknologjike priren të ndodhin shumë shpejt.

Krahasojeni me internetin. Tregu i makinave elektrike është sot në të njëjtën fazë që ishte interneti në fund të viteve ’90 dhe fillim të viteve 2000. Atëherë, pati një zhurmë të madhe për “gjënë e re” me kompjuterat që flisnin me njëri-tjetrin.

Jeff Bezos kishte krijuar Amazon dhe Google kishte filluar të merrte treg nga kompanitë si Altavista, Ask Jeeves dhe Yahoo. Disa nga ndërmarrjet e reja morën vlerësime dhe investime të mëdha nga investitorët.

Për ata që nuk shihnin dot aq larg, gjithçka dukej emocionuese dhe interesante, por ngrinin pyetjen pesimiste se sa i dobishëm mund të ishte komunikimi me kompjuter, kur kishin në xhep telefonat celularë GSM dhe telefonat fiks.

Por interneti, si të gjitha teknologjitë e reja të suksesshme, nuk ndoqi një rrugë lineare drejt dominimit botëror. Ai nuk evoluoi gradualisht, duke na dhënë gjithë kohën për të planifikuar përpara.

Rritja e tij ishte shpërthyese dhe shkatërruese, duke shtypur bizneset ekzistuese dhe duke ndryshuar mënyrën se si ne bëjmë pothuajse gjithçka. Ndoqi një model të njohur, të njohur për teknologët si një kurba S. Kurba S parashikohet edhe për tregun e makinave elektrike, ndaj sot kompanitë janë në garë për të mos humbur terren, ashtu siç bëri Altavista, apo Yahoo përballë Google. Marrë nga BBC. Përktheu Gazeta Shqip

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular