BallinaAktualitetShpërthimi i COVID nga Delta/ Ministria nxjerr shifrat: Ka rritje infektimesh, shtohet...

Shpërthimi i COVID nga Delta/ Ministria nxjerr shifrat: Ka rritje infektimesh, shtohet numri i pacientëve në spital

spot_img
spot_img

Ministria e Shëndetësisë raporton se sot janë regjistruar 37 raste të reja Covid, ndërsa nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Ndërsa numri i të infektuarve është më i lartë se sa ai i të shëruarve nga koronavirusi. Zyrtarisht varianti Delta i Covid ka hyrë në Shqipëri, ndërsa nuk jepet se sa nga këto të infektuar janë prekur ky lloj virusi indian.

“Janë kryer 4593 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 37 qytetarë, në këto bashki: 10 raste në Tiranë, 7 në Shkodër, nga 4 raste në Fier, Elbasan, Lezhë, nga 2 raste në Kavajë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Krujë, Vau i Dejës. Aktualisht janë 374 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë”, thuhet në njoftimin e ministrisë

Njoftimi i plotë

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen ndaj Covid19, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat anticovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 4593 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 37 qytetarë, në këto bashki: 10 raste në Tiranë, 7 në Shkodër, nga 4 raste në Fier, Elbasan, Lezhë, nga 2 raste në Kavajë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Krujë, Vau i Dejës.

Aktualisht janë 374 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,205 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (30 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 37
Të shëruar në 24 orë 18
Të shtruar në spitale 20
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 4593

Testime totale 896,662
Raste pozitive 133,036
Raste të shëruara 130,205
Raste Aktive 374
Humbje jete 2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 137
Elbasan 55
Kukës 33
Lezhë 32
Vlorë 28
Fier 20
Shkodër 22
Korçë 15
Berat 14
Durrës 14
Gjirokastër 4

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular