Ndoshta nuk e keni parë kurrë në këtë formë fizike dhe do mbeteni të shtangur.
Në pamjet e fundit që qarkullojnë duket që udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un ka rënë në mënyrë drastike nga pesha.
Pak ditë më parë ai u raportua se kishte humbur 44 kilogramë në fillim të këtij viti.
Diktatori u shfaq për të përshëndetur një turmë oficerësh ushtarakë entuziastë dhe dukej se kishte humbur peshë rreth belit dhe fytyrës. Ai ishte dobësuar aq shumë sa kostumi “Maos” i vinte pak i gjerë.