BallinaAktualitetRëndohet situata në Karaburun, zjarri është përhapur më tepër për shkak të...

Rëndohet situata në Karaburun, zjarri është përhapur më tepër për shkak të temperaturave të larta

spot_img
spot_img

Vijon të përhapet me shpejtësi zjarrit në Karaburun. Pavarësisht se ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi “krenohet” se tashmë lufta me zjarret është drejt kontrollit dhe se vetëm në Karaburun situata është tejet e vështirë.

Sot për shkak të temperaturave të larta zjarri është përhapur dhe po rrezikohet ku disa vatra janë aktive.  Mësohet se perimetri i zjarrit është i  shtrirë në vijë lineare rreth 20 km. Ndërkohë, bëhet fjalë për rreth 500 ha të shkrumbuar.

Probleme ka edhe në fshatin Tragjas, ku po digjen sipërfaqe të mëdha. Për të disatën ditë me radhë zjarret në Gadishullin e Karaburunit po vijojnë, duke iu afruar fshatit Dukat. Për të shmangur humbjen e jetëve banorëve u është kërkuar të jenë të kujdesshë

Rëndohet situata në Karaburun, zjarri është përhapur

Vetëm pas 10 ditësh nga nisja e betejës me flakët, ku Forcat e Armatosura shfaqen në luftë me mjete primitive, në ndihmë të tyre ka mbërritur dhe një helikopter. Situatën e rënduar e pranon në facebook dhe ministri Niko Peleshi, duke pranuar kështu edhe dështimin për situatën e krijuar.

“Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit janë vënë në kontroll ose neutralizuar pothuaj të gjitha situatat serioze të zjarrit, sfidë vazhdon të ngelet Karaburuni, ku është përqendruar edhe puna më e madhe e Forcave të Armatosura. Falenderoj të gjithë efektivët e Forcave të Armatosura dhe strukturave të tjera të mbrojtjes civile për angazhimin dhe sakrificën e treguar në këto ditë të nxehta, na bëni të gjithëve krenarë!”, shkruan Peleshi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular