Armando Broja është stërvitur gjatë kësaj kohe me ekipin e parë të Chelsea-t. Nën drejtimin e Tuchel, sulmuesi shqiptar po shënon në çdo ndeshje.
Fillimisht duke e nisur me golin e asistin me Peterbourgh, për të vazhduar me golin e shënuar në lojën e organizuar brenda klubit të Chelsea-t dhe për të përfunduar me Bournemouth. Këto realizime kanë ardhur me ekipin e parë të londinezëve.
Ndërkohë stafi drejtues kishte menduar që ta dërgonte dje Brojën për t’i dhënë ndihmë ekipit U-23 ndaj Woking. Goli i realizuar nga Armando Broja tregon fare mirë cilësitë e tij.
Shpejtësi e madhe dhe driblime që e karakterizojnë, për të përfunduar me super golin nga distanca që tregon nuhatjen e tij me portën. Për më tepër që kryevepra u realizua me këmbën e majtë, e cila nuk është e preferuara e Brojës.