BallinaKronikeDETAJE/ Plagosja në Tiranë, goditet me thikë 15-vjeçari, policia sqaron ngjarjen

DETAJE/ Plagosja në Tiranë, goditet me thikë 15-vjeçari, policia sqaron ngjarjen

Policia ka dhënë versionin zyrtar të ngjarjes së rëndë të ndodhur në kryeqytet mbrëmjen e sotme.

Rreth orës 20:45, në bulevardin “Zhan D’ark” dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me një mjet prerës (thikë) shtetasin e mitur me iniciale J. K., rreth 15 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekut.

Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular