BallinaAktualitetU puthën para një klubi nate, gjobitet me 900 euro çifti shqiptar

U puthën para një klubi nate, gjobitet me 900 euro çifti shqiptar

Një çift është gjobitur në Kosovë pasi ishin puthur në mes natë para një klubi. Gazeta Ekspress shkruan se çifti është gjobitur nga Policia e Kosovës me nga 450 euro secili, ndërkohë që kjo gjobë në media është konsideruar si skandaloze dhe e pabazë.  Ndërkohë që avokati i çiftit të gjobitur Edis Kuraja është shprehur se kjo gjobë është Shkelje e të Drejtave të Njeriut dhe se Kosova nuk është në Lindjen e Mesme. (Vend i cili i ka puthjet në publik të ndaluara)

“E kam klient për shkak të çështjeve civile të mëhershme edhe mandej ka qenë i shqetësuar për rastin që ka ndodh…Të dy janë gjobitur me nga 450 euro, unë e mbroj klientin mashkull, por ata kanë dashtë me qenë anonim për publikun dhe ka nënshtetësi suedeze. Ata bashkëjetojnë. Ndaj zyrtarëve policorë nuk kam ushtruar ndonjë ankesë, pasi ata kur e kuptojnë se zyrtari i tyre ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme kur ka shqiptuar gjobën në fjalë, ata mund të iniciojnë procedurën vetë….Do të presim si do të veprojë Policia e Kosovës, respektivisht shteti ndaj klientit tim dhe nëse nuk zbaton ligjin do të përdori mjete tjera juridike, derisa ai vendim nuk anulohet sepse është në kundërshtim me dispozitat ligjore. Shteti i Kosovës është europian nuk jemi në Lindjen e Mesme, ku këto veprime sanksionohen“, u shpreh Kuraja.

Ndërsa nga ana tjetër Drejtori i Qendrës për Ndihmë Juriodike në Kosovë Ehat Miftaraj është shprehur se sjellja e çiftit është e pranueshme dhe normale, pasi janë dy persona të rritur dhe kanë frekuentuar klube nate. Ai gjithashtu ka thënë se kjo sjellje mund të konsiderohej e pahijshme nëse do të ndodhte në një vend publik, i cili frekuentohet nga fëmijët.

“Në radhë të parë ligji për rendin dhe qetësinë publike është ligj i miratuar në vitin 2009, dhe shumë dispozita te të njejtit ligj janë në kundërshtim me parimet Kushtetuese që promovojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, ku hyn edhe dënimet apo sanksionet me burgim efektiv për vepra kundërvajtëse. Në rastin konkret, përderisa, një gjobë e tillë do të mund të hynte në kuadër të sjelljes së pahijshme nëse do të ndodhte në një vend publik ku frekuentohet nga fëmijet apo të miturit me cka do të shkaktonte shqetësim për qytetarët, e njejta nuk mund të konsiderohet sjellje e pahijshme nëse ka ndodhur në klube të natës ku mosha e personave që e frekuentojnë janë të moshës madhore”, tha Miftaraj.

Ndërkohë që pas gjobitjes, çifti ka ngritur një ankesë në Inspektoriatin Policor të Kosovës, në lidhje me gjobën që kanë marrë. Sipas IPK-së kjo çështje do të analizohet dhe do të merren masat e duhura.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se pas publikimit të këtij lajmi, IPK respektivisht Departamenti i Menaxhimit të Ankesave ka inicuar rast sipas detyrës zyrtare.  Rasti në fjalë është duke u trajtuar dhe analizuar nga ky Departament”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular