Kryeministri Rama ka qenë sot paradite në Himarë për një shëtitje, i shoqëruar nga truprojat e tij. Mes pushuesve të Himarës ka qenë edhe një shtetas nga Kosova me banim në Zyrih të Zvicrës.
Ndërkohë që Rama kalonte pranë tij, Bekim Rashiti, me zë të lartë ka thirrur, “Rama tradhtari i Kosovës”.
Menjëherë pas kësaj, njëri nga shoqëruesit e shumtë të kryeministrit ka ndërhyrë, duke dhunuar fizikisht pushuesin e revoltuar kosovar.
“I bindur se në Shqipërinë demokratike respektohet vullneti dhe fjala e lirë, kam brohoritur; `Qe tradhtari i Kosovës`. E bëra në shenjë revolte kundër marrveshjeve së nënshkruar me Alekandër Vuçiç, pa përfillur krimet serbe në Kosovë. Por papritur ka reaguar me dhunë truproja e Edi Ramës, duke më goditur fizikisht në praninë e qytetarëve dhe në sy të fëmijëve dhe bashkëshortes sime zvicerane”, deklaron i revoltuar, Bekim Rashiti nga fshati Sllatinë e Poshtme e Vitisë, i cili prej shumë dekadash jeton dhe punon në Zyrih të Zvicrës.
Kundër kësaj sjelljeje antiligjore dhe kësaj arrogance të hapur nga shpura e Ramës, Bekim Rashiti, paralajmëron padi në gjykatën e Tiranës.