BallinaAktualitetVIDEO/Po raportonin për zjarret, rrihet gazetari dhe kameramani turk: Do ju ndalojmë...

VIDEO/Po raportonin për zjarret, rrihet gazetari dhe kameramani turk: Do ju ndalojmë me dhunë nëse…

Prej disa ditësh Turqia po përballet me një situatë të jashtëzakonshme për shkak të zjarreve që kanë përfshirë të gjithë vendin.

Mes luftës për të shuar flakët, janë regjistruar dhe incidente të tjera.

Një gazetar turk ka rënë pre e dhunës teksa po raportonte në transmetim direkt për situatën e zjarreve.

“Ne donim t’ju parandalojmë të flisni gabim”, tha njëri prej sulmuesve duke bërtitur, ndërsa shënjestroi edhe operatorin.

Policia tanimë ka të gjitha pamjet në duar dhe ka nisur një hetim mbi rastin.

Sot një zjarr gjigant ka nisur mesditën e sotme në një magazinë logjistike në Stamboll. Shtëllungat e mëdha të tymit kanë frikësuar banorët, ndërkohë që Turqia është duke u përballur me një situatë të vështirë me zjarret në jug-perëndim të vendit.

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular