BallinaKryesoreZgjidhet kryesia e PDK-së, kreu i partisë: Rikthimi fillon sot, ja përbërja...

Zgjidhet kryesia e PDK-së, kreu i partisë: Rikthimi fillon sot, ja përbërja e re

Partia Demokratike e Kosovës ka zgjedhur sot Kryesinë e re të saj. Kreu i partisë, Memli Krasniqi në një deklaratë për mediat u shpreh se me shumicë votash është votuar propozimi i tij për Kryesinë e re.

Anëtarët e rinj të Kryesisë së partisë janë: Bernard Nikaj, Donika Shahini, Jakup Nura, Bekim Çollaku, Nexhat Demaku, Evgjeni Thaçi-Dragusha, Sokol Bashota, Besa Kabashi Ramaj, Adri Nurellari, Rashit Qalaj, Zenun Pajaziti, Valdete Idrizi, Betim Gjoshi, Fehmi Mujota, Petrit Hajdari, Luljeta Veselaj-Gutaj, Blerand Stavileci, Muzafer Shala, Muhamet Haliti, Kujtimi Gashi, Safete Hadergjonaj, Donjet Bislimi.

PDK do të ketë katër nënkryetarë: Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, Uran Ismaili dhe Ramë Buja.

Sekretar i përgjithshëm i PDK-së është zgjedhur Bajrush Xhemajli.
Ndërsa, emrat e rinj të Kryesisë janë: Bernard Nikaj, Donika Shahini, Adri Nurellari dhe Rashit Qalaj.

 

Zgjedhja e Kryesisë së re të PDK-së, ka ardhur pas mbajtjes së Konventës më 3 korrik të këtij viti e ku kryetar i partisë u zgjodh Memli Krasniqi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular