BallinaKronikeEMRAT/ U qëlluan me breshëri arme, kush është çifti që mbeti i...

EMRAT/ U qëlluan me breshëri arme, kush është çifti që mbeti i plagosur rëndë në Kamëz

Një plagosje e dyfishtë me armë ka ndodhur pak minuta më parë në Kamëz, në rrugën ‘Kosova’.

Një person ende i paidentifikuar nga policia ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit Preng Paluca, rreth 50 vjeç dhe bashkëshortes se tij shtetases Antoneta Paluca, rreth 41 vjeçe, të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Gruaja është jashtë rrezikut për jetën, kurse burri është në operacion për momentin, është më rëndë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:15, në rrugën “Kosova”, Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në afërsi të banesës së tyre, janë plagosur dyshohet me armë zjarri pistoletë, shtetasi P. P., rreth 50 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja A. P., rreth 41 vjeçe, të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular