BallinaKronikePolicia ndalon 62-vjeçarin francez në Kakavijë/ Brenda "ML-së" iu gjet zarfi me...

Policia ndalon 62-vjeçarin francez në Kakavijë/ Brenda “ML-së” iu gjet zarfi me…

Policia ka arrestuar një shtetas francez në Kakavijë pasi iu gjetën në automjet 30 mijë euro të padeklaruara.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar në kontroll më të detajuar automjetin tip “Mercedez ML”, me drejtues shtetasin francez R. M., 62 vjeç, banues në Lion, Francë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën në bagazhin e mjetit, në një zarf letre 30000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, shtetasi francez R. M. u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular