Një autobus me turistë të huaj është përfshirë nga flakët në afërsi të fshatit Ilias të Himarës.
Fatmirësisht, drejtuesi i autobusit ka vënë re flakë në motor dhe është ndalur në kohë, duke zbritur dhe pasagjerët, të cilët nuk kanë marrë lëndime
Menjëherë janë njoftuar punonjësit e zjarrfikëseve, të cilët kanë mundur të shuajnë zjarrin në motorin e mjetit.
Foto e publikuar nga Top Channel.