Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi, një nga zërat e paktë në vendin e saj që ka folur në mbrojtje të shqiptarëve, Sonja Biserko, në një intervistë me portalin Avangarda ka thënë se ideja e “Ballkanit të hapur” (apo Schengeni ballkanik) i shërben Aleksandar Vuçiqit si mbulesë për problemet e tij të brendëshme.
Gjermania, sipas Biserko, nuk e përkrah idenë e Schengenit ballkanik, së pari sepse ajpmështë iniciuar pa u konsultuar me Berlinin dhe Brukselin, dhe së dyti sepse Gjermania përkrah bashkëpunimin rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit.
Biserko theksoi se Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja janë të vetëdijshme se “Ballkani i hapur” është versioni i ri i “botës serbe”, gjë që në thelb më shumë i leverdis Serbisë, e cila kësisoj zmadhon hapësirën e saj ekonomike.