Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji dhe nënkryetarja e PD, Korçë, Ledina Aliolli kanë zhvilluar një takim me strukturat e Partisë Demokratike në këtë qytet
Me udhëzim të Partisë Demokratike është vendosur që drejtimi i degës së Korçës deri në muajin shtator të drejtohet nga 3 nënkryetarët e kësaj force politike.
Statusi ne FB i Ervin Salijanit
Mirënjohje për demokratët e sakrificave
Në takimin e zhvilluar me kryetarët dhe sekreatrët e seksioneve dega Korçë
E ndjej obligim personal por edhe politik ndaj demokratëve dhe qytetarëve të Korçës, që në 25 prill, pavarësisht çdo mekanizmi të përdorur nga Rilindja, i dhanë Partisë Demokratike mbi 40% të votave, të jem me ta dhe pranë tyre në çdo situatë. Ne kemi vetëm një kundërshtar, Partinë Socialiste. Ka njerëz që nuk janë mësuar dot me sakrificën, shumë të tjerë kanë sakrifikuar gjithçka përballë regjimit, detyrimin e kemi ndaj atyre që kanë dhënë gjithçka në këmbim të asgjëje. Ndaj edhe jam i bindur se pas procesit të analizës që do të zhvillojmë në muajin shtator do të dalim ashtu sić jemi, më të bashkuar për objektivin e qartë politik, t’i kthejmë pushtetin qytetarëve.