Një person është gjetur pa shenja jete këtë të premte në Bulqizë.
Sipas News24, trupi i pajetë i personit të paidentifikuar ende është gjetur në një zonë pyjore në Trebisht.
Mësohet se ekspertët kanë vënë re shenja të dekompozimit të trupit të viktimës.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.