BallinaKryesoreJA FOTO/ Politikani serb që propozon 'Nobel' për Ramën, krushku i parë...

JA FOTO/ Politikani serb që propozon ‘Nobel’ për Ramën, krushku i parë i Arkanit!

spot_img
spot_img

Propozimi i politikanit serb Dragan Markovic që t’iu akordohet çmimi Nobel për Paqe, tri kryeministrave të Ballkanit të projektit “Open BalKan”, ka ngjallur sot reagimin e ish-Kryeministri Sali Berisha.

Berisha e ka komentuar me një foto demaskuese, se çfarë përfaqëson dhe synon politikani në fjalë  që ka kërkuar të tillë vlerësim për Edi Ramën, Aleksandën Vuçiçin dhe Zoran Zaevin.

“Dragan Markoviç, krushku i parë i Arkanit – xhelatit serb të Kosovës, propozoi padronin Vuçiç dhe çirakun e tij e tij Rama për Çmimin Nobel!!!”- shkroi ai në Fb pa shtuar asgjë më shumë.

Image

Disa ditë më parë, Dragan Markoviç e vlerësoi maksimalisht projektin e mbështetur fort nga Qeveria e Edi Ramës “Open Balkan”, ku Kosova nuk është e pranishme, duke u shprehur se “aty ku ekonomia është e lidhur, nuk ka luftë.

Marrëveshja Open Balkan” sot siguron kalim të lirë të njerëzve dhe mallrave, por mbi të gjitha siguron paqe në këtë fushë, veçanërisht midis serbëve dhe shqiptarëve – gjykon politikani serb dhe kjo është arsyeja pse Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrat, ai shqiptar Edi Rama dhe ai maqedonas-verior Zoran Zaev meritojnë Çmimin Nobel për Paqe”, deklaroi Markoviç.

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular