BallinaKryesoreRenditja e FIFA-s/ Italia merr vendin e 5-të, bie Shqipëria, ngjitet Kosova

Renditja e FIFA-s/ Italia merr vendin e 5-të, bie Shqipëria, ngjitet Kosova

FIFA ka përditësuar renditjen e përgjithshme të përfaqësueseve, e cila vijon të kryesohet nga Belgjika, ndonëse “djajtë e kuq” të Europës nuk arritën të lënë gjurmë në Euro 2020, duke u eliminuar nga Italia në fazën çerekfinale.

Skuadra belge ka shkuar në kuotën e 1822.37 pikëve, por tani Brazili i ka marrë vendin e dytë Francës dhe është afruar akoma më shumë me kreun, pasi ka vetëm 25 pikë më pak, ndërsa një rritje të ndjeshme ka regjistruar Italia Kampione Europe, që e sheh veten në vendin e 5-të me 1744 pikë.

Ka ruajtur vendin e katërt edhe Anglia finaliste e Europianit, ndërsa Argjentina është ngjitur dy vende më lart, konkretisht në të gjashtin, pasi ia doli të triumfojë në Copa America dhe parakaloi përfaqësueset iberike si Spanja e Portugalia.

Ka rënë tre vende më poshtë në renditje edhe Kombëtarja Shqiptare, që tani e sheh veten në vendin e 69 me 1359.83 pikë, teksa në këtë rënie ka ndikuar ndjeshëm humbja në miqësoren ndaj Republikës Çeke në muajin qershor.

Sa u përket rivalëve të kuqezinjve në eliminatoret e Kupës së Botës Katar 2022, Polonia ka pësuar një rënie të madhe prej 6 pozicionesh, duke zbritur në vendin e 27, ndërsa Hungaria ka mbetur në të njëjtin pozicion me renditjen paraardhëse, e 37-a.

Me tre miqësore të fituara nga katër të luajtura, konkretisht ndaj San Marinos, Maltës dhe Gambias, Kosova ka përmirësuar renditjen e saj me 5 pozicione, duke u ngjitur në vendin e 115, vetëm një pozicion larg vendit të 114 që është edhe renditja më e mirë e ‘Dardanëve”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular