BallinaKryesore‘Shqiptarët s’janë aq trima sa të prishin koncertin e Bregoviç’, reagon PD...

‘Shqiptarët s’janë aq trima sa të prishin koncertin e Bregoviç’, reagon PD Korçë: Të shkarkohet nënkryetarja e Bashkisë

PD, Dega e Korçës përmes një deklarate për mediat lexuar nga kryetarja e gruas Klara Bici, ka kërkuar shkarkimin e nënkryetares së Bashkisë së Korçës Benila Terova, pasi kjo e fundit ka bërë deklaratën skandaloze, se “shqiptarët nuk janë aq trima sa të ndalojnë koncertin e Bregoviçit”.

Në deklaratë thuhet se gjithashtu bileta prej 10 mijë lekë për të parë koncertin e Bregoviç është një shumë që rëndon në xhepat e qytetarëve

Deklarata e Klara Bicit ne emër te PD Korçë :

Deklarata dhe reagime ka pasur prej disa ditësh sa i përket organizimit të Festës së Birrës në qytetin e Korçës, shqetësimeve të artistëve dhe qytetarëve të shumtë i janë bashkuar edhe familjarët e viktimave të genocidit serb.

Festa e birrës e cila tradicionalisht bashkonte qytetarët ka vite që është kthyer në ndarëse dhe përçarëse. Ky organizim nga Bashkia Korçë u bënë vite me rradhë që me zhvendosjet, klientelizmin dhe paratë publike shpërblehen bizneset e lidhura me Peleshin dhe miqtë e tij.

Ky organizim publik që nga organizatohet me paratë e taksave të qytetarëve të Korçës, shfrytëzohet nga Peleshi për përfitime direkte. Çmenduria shkon deri aty sa për të kaluar në ambjente publike duhet të paguash 10 mijë lek. Për të vazhduar deri në fund skandalin N/kryetarja e Peleshit ka deklaruar per mediat se shqiptaret nuk janë trima, ata janë trima vetëm në FB, e vazhdon perçmimin ndaj shqiptarëve Benila Terova.

Abuzimi, përçmimi dhe tallja me cinizëm ndaj vlerave të shqiptarëve është tejkalim i çdo kufiri. PD dega Korçë kërkon shkarkimin e menjëhershëm të funksionarëve servilë dhe distancimin e institucionit të bashkisë Korçë nga këto deklarata të turpshme.

Deklarata të tilla nuk përfaqësojnë vlerat e qytetarëve korçarë dhe vendit tonë. Ne distancohemi dhe përbuzim çdo nënçmim për qytetarët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular