BallinaKryesoreFutbolli në zi, ndahet nga jeta legjenda Gerd Muller

Futbolli në zi, ndahet nga jeta legjenda Gerd Muller

Një prej legjendave botërore të futbollit, ish-sulmuesi i famshëm i Bayern Munchen dhe kombëtares së Gjermanisë, Gerd Muller, është ndarë nga jeta sot në moshën 75-vjeçare.

Gjigantët e Bundesligës njoftuan se ish-ylli i futbollit vdiq të dielën dhe la pas gruan e tij, Uschi dhe vajzën.

Futbolli në zi, ndahet nga jeta legjenda Gerd Muller

Gerd Muller, ishte një ndër sulmuesit më të mëdhenj të historisë së futbollit, i cili njihej ndryshe edhe si “Der Bomber”.

Legjenda e Bayernit të Mynihut dhe Gjermanisë vuante nga demenca dhe kohët e fundit jetonte në një shtëpi të përshtatur për gjendjen e tij të rënduar.

Futbolli në zi, ndahet nga jeta legjenda Gerd Muller

Karriera e Muller

Muller fitoi Europianin në vitin 1972 dhe Kupës e Botës në 1974 me kombëtaren gjermane. Ai konsiderohet si një nga sulmuesit më të mirë në historinë e futbollit.

Me bluzën e Bayern, Müller shënoi 566 gola në 607 ndeshje zyrtare.

Vetëm Leo Messi, në vitin 2012, ishte në gjendje të mposhte rekordin e tij për golat e shënuar në një vit (85).

Sulmuesi i Bayernit legjendar të viteve ‘70 ka fituar edhe një Top të Artë (1970) dhe dy “Këpuca të Arta” (1970 dhe 1972). /Gezata SHQIP

Futbolli në zi, ndahet nga jeta legjenda Gerd Muller

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular