BallinaKronikeSherr me thika e mjete të forta në Milot, plagosen dy vëllezërit...

Sherr me thika e mjete të forta në Milot, plagosen dy vëllezërit dhe 58 vjeçari

Një sherr me thika ka ndodhur mëngjesin e sotëm në tregun e Milotit, ku dy vëllezër 27 vjeç dhe 19 vjeç janë konfliktuar me një 58-vjeçar.

Mësohet se vëllezërit me inicialet A.P. dhe D.P janë transportuar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa shtetasi P.Gj., është shoqëruar në spital për kontrollin e nevojshëm dhe me pas në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme

NJOFTIMI

Rreth orës 07:15, në vendin e quajtur tregu i Milotit, Kurbin, pas një konflikti të çastit, shtetasit A.P.,27 vjeç dhe D.P.,19 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Pllanë, Lezhë, kanë goditur me mjete të forta shtetasin P. Gj., 58 vjeç, banues në fshatin Gajysh, Lezhë, i cili i ka goditur me mjet të mprehtë thikë duke i shkaktuar dëmtime të dy vëllezërve, të cilët janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi P.Gj., është shoqëruar në spital për kontrollin e nevojshëm dhe me pas në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Sherbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular