BallinaKryesoreVIDEO/ Manaj realizon gol “alla Mesi” në stërvitje, Barcelona shpërndan spektaklin e...

VIDEO/ Manaj realizon gol “alla Mesi” në stërvitje, Barcelona shpërndan spektaklin e shqiptarit në faqen zyrtare

Rei Manaj është duke kaluar momentin më të bukur të karrierës së tij. Sulmuesi lushnjar, ka bindur drejtuesit dhe trajnerin e Barcelonës për të qenë pjesë e ekipit të pare, ndërkohë që po ja shpërblen më së miri besim katalanasve.

24-vjeçari shqiptar, së fundmi rrëmbeu skenën në stërvitje, duke realizuar një gol “alla Mesi”. Manaj shtangu portierin me një parabol fantastike, duke surprizuar lojtarët dhe drejtuesit e pranishëm në këtë seancë stërvitore.

Ky realizim i Manajt, u shpërnda nga klubi edhe në faqen zyrtare në “Twitter”, teksa video u shoqërua dhe me një emoji flake.

Forma e mirë që po kalon, si dhe situata e vështirë që po kalon Barcelona, për sa i përket lojtarëve, mund të sjellin debutimin e Manajt, ditën e diel ndaj Sosiedadit në kampionat.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular