BallinaAktualitetDy të vdekur dhe rastet e reja me COVID-19 sot në Kosovë,...

Dy të vdekur dhe rastet e reja me COVID-19 sot në Kosovë, 17 në gjendje të rëndë

Dy persona kanë vdekur dhe 740 raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Siç ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë janë shëruar 48 qytetarë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.157. Numri i rasteve aktive është 8.544.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar të hënën (16 gusht ) se janë 380 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme.

Sipas njoftimit 316 prej tyre janë konfirmuar si pozitivë në COVID-19. Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se 17 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 278 po trajtohen me oksigjeno-terapi.

Gjatë ditëve të fundit në Kosovë është rritur numri i të infektuarve me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19, gjë që ka shtyrë autoritetet qeveritare të shtojnë masat e kufizimit.

Të dielën, më 15 gusht, autoritetet shëndetësore njoftuan se janë regjistruar katër viktima dhe 1.096 raste të reja me koronavirus. Viktimat ishin nga Komuna e Gjakovës, Vitisë, Skenderajt dhe Rahovecit.  Numri më i madh i të infektuarve i përket grupmoshës 20-29 vjeç, përkatësisht 332 raste të reja. Po ashtu, 210 persona të grupmoshës 30-39 vjeç janë infektuar në 24 orëshin paraprak.

Ndërkaq, Prishtina ka regjistruar më së shumti raste, përkatësisht 267. Në 24 orët paraprake, sipas raportit ditor, janë shëruar edhe 53 qytetarë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.109.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular