BallinaKryesoreFormacioni më i shtrenjtë në histori, nuk mjafton për t’i dhënë fitoren...

Formacioni më i shtrenjtë në histori, nuk mjafton për t’i dhënë fitoren City-t

spot_img
spot_img

Kampionët në fuqi të Premier League e nisën sezonin e ri me një humbje minimale 1-0 në Londër përballë Tottenham dhe trajneri Pep Guardiola ka arsye për t’u shqetësuar, pasi kishte hedhur në fushë formacionin më të shtrenjtë në historinë e Premier League-s.

Plot 528.9 milionë paundë kanë shpenzuar “citizens” ndër vite për të afruar të 11 lojtarët e aktivizuar nga minuta e parë nga trajneri spanjoll, ndërsa vlen të theksohet se edhe rreth 300 milionë paundë të tjera qëndronin në pankinë, në pritje të momentit të tyre

Kështu në portë luajti braziliani Ederson Moraes, i blerë për 34.9 milionë paundë nga Benfica në 2017ën, ndërsa para tij ishin dyshja Ruben Diaz e Nathan Ake, për të cilët “citizens” kanë shpenzuar 104.5 milionë paundë dhe në krah aktivizoheshin Cancelo e Mendy, të cilët kanë kushtuar 109.3 milionë paundë

Në mesin e fushës, përveç blerjes më të shtrenjtë të historisë së “citizens”, Jack Grealish që u transferua për 100 milionë paundë, luajtën edhe Fernandihno që ka kushtuar 30 milionë paundë e Yilkay Gundogan, që është edhe më i liri, i ardhur vetëm për 20.4 milionë paundë.

Sulmi përbëhej nga emra si Sterling, i blerë për 49 milionë paundë, Mahrez i afruar nga Leicester për 60 milionë paundë dhe Ferran Torres, për të cilin Manchester City shpenzoi 20.8 milionë paundë gushtin e vitit të kaluar.

Mjaft e shtrenjtë ishte edhe pankina, ku ishin ulur emra si Kevin De Bryune, i cili është blerë për shifrën e 54 milionë paundëve, Rodri që ka kushtuar 62.5 milionë paundë, Kyle Walker 50 milionë paundë, John Stones 47.5, Bernardo Silva 43 milionë paundë, Aymeric Laporte 57 milionë paundë, Gabriel Jesus 28.6 milionë paundë dhe Zinchenko e portieri i dytë Steffen, të cilët kanë kushtuar 6.7 milionë paundë të dy.

Thënë ndryshe, as një organikë që ka kushtuar më shumë se 800 milionë paundë, nuk mjaftoi që “citizens” ta nisnin sezonin me fitore në transfertën londineze dhe të mendosh që Pep Guardiola është ende në kërkim të një sulmuesi me peshë, që mund ta çojë vlerën e skuadrës së Man. Cityt në rreth një miliardë paundë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular