BallinaKronike6 plumba në drejtim të tij/ Kush është i riu që i...

6 plumba në drejtim të tij/ Kush është i riu që i shpëtoi vdekjes në Berat, jetonte prej vitesh në…

Tajar Fetiu, është i riu 24-vjeçar të cilit iu bë atentat mbrëmë në mesnatë ndërsa kthehej në shtëpi. Autori qëlloi 6 herë në drejtim të tij pastaj vrapoi në ngushticat e lagjes.

I riu u transportua për në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa policia deklaron se e ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij. 24-vjeçari jetonte prej shumë vitesh në Londër dhe kishte ardhur në qytetin e Beratit për të vizituar shtëpinë e vjetër të familjes, teksa kjo e fundit jetonte në Tiranë.

Në spitalin e Beratit ka shkuar shtetasi T.F., 24 vjeç për ndihmë mjekësore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në lagjen Deshmorët e Kombit, pranë Xhamisë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar, ku për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije identitetin e tij.

Vijon puna intensive për kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular