BallinaKronikeLidhje intime dhe dhunë, prokuroria nis hetimet ndaj dy djemve. Denoncimin e...

Lidhje intime dhe dhunë, prokuroria nis hetimet ndaj dy djemve. Denoncimin e bëri vajza e cila…

Dy djem të rinj janë shpallur në kërkim nga policia e Tiranës një ditë më parë, pasi ndaj tyre u depozitua një kallëzim penal nga një vajzë e re.

Policia bën me dije se po punohet për kapjen e shtetasve B. K., 28 vjeç dhe M. M., 27 vjeç.

Denoncimin në Komisariat e ka bërë pikërisht ish-e dashura dhe vajza me të cilën 28-vjeçari me inicialet B. K kishte bashkëjetuar në një periudhë kohe.

Ajo ka rrëfyer përpara uniformave blu se ish i dashuri i saj së bashku me 27-vjeçarin, e kanë dhunuar.

Policia ka referuar materialet ë Prokurori dhe po hetohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI

Më datë 19.08.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve B. K., 28 vjeç dhe M. M., 27 vjeç,pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëjetueses së shtetasit B. K.

Punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular