BallinaKryesoreNdeshja kualifikuese me Hungarinë, FSHF-ja bën njoftimin e rëndësishëm për tifozët

Ndeshja kualifikuese me Hungarinë, FSHF-ja bën njoftimin e rëndësishëm për tifozët

Shqipëria do të presë në datën 5 shtator Hungarinë për sfidat eliminatore të Botërorit ‘’Katar 2022’’.

Pak ditë më parë, FSHF-ja bëri me dije se ndeshja do të luhet në stadiumin ‘’Elbasan Arena’’ dhe jo në ‘’Air Albania’’ për shkak se tek ky i fundit po vendoset tapeti i ri dhe nuk duan të nxitojnë me përgatitjet.

Por, një tjetër njoftim ka ardhur ditën e sotme nga federata, ai mbi biletat e ndeshjes. Stadiumi do të presë 30% të kapacitetit ashtu siç e parashikon dhe ligji për masat anti-covid.

Biletat mund të blihen pas datës 23 gusht në Tiranë si dhe në Elbasan ndërsa çmimet variojnë nga 10 mijë lekë deri në 150 mijë lekë të vjetra.

Postimi i FSHF-së

🎟 𝑵𝑫𝑬𝑺𝑯𝑱𝑬 𝑲𝑼𝑨𝑳𝑰𝑭𝑰𝑲𝑼𝑬𝑺𝑬 𝑷𝑬̈𝑹 𝑲𝑼𝑷𝑬̈𝑵 𝑬 𝑩𝑶𝑻𝑬̈𝑺 𝑭𝑰𝑭𝑨 𝑲𝑨𝑻𝑨𝑹 𝟐𝟎𝟐𝟐
🗓 5 shtator 2021
Shqipëri 🇦🇱 – 🇭🇺 Hungari
🕕 18:00
🏟 “Elbasan Arena”
🌐 Online në 𝒘𝒘𝒘.𝒃𝒊𝒍𝒆𝒕𝒂.𝒇𝒔𝒉𝒇.𝒐𝒓𝒈
✅ Nga 23 gushti biletat mund të blihen në Tiranë pranë stadiumit kombëtar “Air Albania” dhe stadiumit “Selman Stermasi”
✅ Nga 26 gushti në biletarinë pranë stadiumit “Elbasan Arena”

PANORAMASPORT.AL

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular