BallinaAktualitetRENEA kontrolle në disa qytete për kapjen e personave me rrezikshmëri të...

RENEA kontrolle në disa qytete për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Forcat Speciale RENEA kanë zbarkuar në disa qytete ku po ushtrojnë kontrolle të befasishme për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Lajmi është bërë i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Dorjana Bezat. Burimet bëjnë me dije se aksioni i RENEA-s është shtrirë në Durrës, Lezhë, Shkodër, por edhe në qytete të tjera.

Po ashtu mësohet se operacioni po bëhet për kapjen e personave që qarkullojnë të armatosur, të përfshirë apo të dyshuar si autorë të krimeve kundër personit apo dhe pronës. Bezat bën me dije se dhjetra persona janë shoqëruar për verifikim në Durrës, Lezhë, e Shkodër.

Aktualisht vijojnë kontrollet në terren.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular